Report TV - Me Çakon në krah, Tahiri: Akuzat e opozitës nuk janë më të reja

  • 8 years ago
Në një deklaratë për mediat ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri së bashku me drejtorin e sapo kthyer në detyrë zotin Haki Çako në krah të tij ,tha se akuzat e PD nuk janë më të rëndësishme e as të reja për të dhe policinë e shtetit, duke theksuar se ata thjesht i friksohen Reformës në Drejtësi.

Ministri tha se rruga për të moderinizuar Policinë dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve gjithmonë do të hasë pengesa. Ai ju referua akuzave të opozitës, por tha se çdo ?plagë? që policia merr në rrugën për ndryshim, i shtyn akoma edhe më shumë për të ecur para.

?Jemi të bindur që rruga për të reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur, ashtu siç beteja jonë për të garantuar që ligji të jetë i barabartë sapo ka nisur. Rruga për të reformuar policinë e shtetit është në drejtimin e duhur. Jemi të bindur që puna që kemi bërë deri më sot për të rritur besimin tek Policia, jemi në rrugën e duhur. Rruga jonë në këtë drejtim ka pengesa, vështirësi, sakrifica. Çdo plagë, gërvishtje që marrim rrugën na bën të bindur që jemi në rrugën e duhur për të garantuar një shoqëri më të drejtë?, tha Tahiri.

Referuar akuzave të sotme të opozitës se vendimi për të rikthyer Haki Çakon në detyrë është bërë nën presionin e qeverisë, kreu i Ministrisë së Brendshme tha se këto janë akuzat e segmenteve të caktuara të drejtësisë dhe të demokratëve që nuk e duan reformën në drejtësi.

?Akuzat e opozitës nuk janë të reja për mua, kanë shkuar mbi 2 mijë konferencat kundër meje, Policisë së Shtetit dhe ashtu si çdo plagë që marrim nga segmente të caktuara të drejtësisë që i frikësohen reformës ashtu edhe opozita vetëm na nxit më shumë për të bërë gjithçka për t?i shërbyer qytetarëve?, përfundoi ministri.

Recommended