Ora News – Haki Çako, i pandehur për shpërdorim detyre rikthehet në detyrë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Apelit kthen në detyrë Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë që e pezullonte nga detyra me kërkesë të Prokurorisë për shpërdorim detyre gjatë hetimit për përgjimet e paligjshme.Zyrtari i policisë nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura, por në përfundim të seancës, avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia tha se Apeli e cilësoi të paligjshëm masën e pezullimit. Pak minuta më vonë edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, përshëndeti vendimin e gjykatës së Apelit, duke theksuar se Policia e Shtetit është në rrugën e duhur.

Që prej ditës se sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, do të jetë sërish në krye të këtij institucioni.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e tij nga detyra është rrëzuar nga Gjykata e Apelit në një seancë me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 90 minuta e kryesuar nga gjyqtarja Marije Qirjazi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pezullimi-i-cakos-gjykata-e-apelit-shqyrton-kerkesen-e-ankimimit/

Recommended