Ora News – Përmbytjet, në Berat uji hyn në banesa, në Malësi të Madhe izolohet zona

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Berat reshjet e shiut, përveç rrugëve përmbytën edhe banesa. uji vërshoi në disa banesa në lagjen ?30 vjetori?.
Banorët thonë se nuk është hera e parë që përmbyten nga ujëra e shiut të përzjerë me ujërat e zeza. Sipas tyre shkak për këtë situatë në Berat është dhe punimet për shtrimin e tubacioneve të ujit të pijshëm.
Në Malësi të Madhe, banorët e fshatit Starë prej 24 orësh janë të izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe shkak është bërë gërryerja dhe shembja e rrugës si pasojë e vërshimit të përroit të zonës.
Banorët e kanë apeluar për ndihmë , pasi e vetmja mundësi komunikimi është ecja me orë të tëra në këmbë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-ne-berat-uji-hyn-ne-banesa-ne-malesi-te-madhe-izolohet-zona/

Recommended