Ora News – Përmbytjet në Vlorë, uji vërshon në rrugë, dëme në disa biznese të qytetit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vlora është zona më e prekur nga përmbytjet prej reshjeve të fundit. Uji vërshoi prej orëve të para të mëngjesit në rrugët e qytetit, duke dëmtuar edhe disa biznese.
Ndërkohë shumë familje në lagjen 10 korriku, pranë kishës ortodokse, apo tek ish kazermat, thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer nga përmbytjet e muajit tetor
Problematike ka qenë situata në zonën e Ujit të Ftohtë në aksin Vlorë-Radhimë, ku rruga per shkak te rrëshqitjeve të dherave është bllokuar për disa orë në një aks të rruges, ndërsa levizja e automjeteve kryhet me veshtiresi.
Kryebashkiaku i vlorës Dritan Leli konfirmoi se ka dëme në disa biznese, të cilat do evidentohen menjëherë nga grupet e emergjencave civile.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-ne-vlore-uji-vershon-ne-rruge-deme-ne-disa-biznese-te-qytetit/

Recommended