Report TV - Aksident në rrugën e Kombit,vdes 51-vjeçari kosovar, 2 të plagosur

  • 8 years ago
Një aksident me pasojë vdekjen e një 51-vjeçari nga Kosova dhe plagosjen e dy të tjerëve mes tyre një fëmijë 6 vjeç është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Milot-Rrëshen në rrugën e Kombit.

Dy makina, njëra tip Renault me targa 01-203 IA dhe tjetra me targa AA425IG janë përplasur në vendin e quajtur Ura e Munazit si pasojë e së cilës ka gjetur vdekjen 51 vjeçari Melaim Bytyqi banues në Leshan Kosove i cili ishte drejtuesi i Renaultit.

Nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe një fëmijë 6 vjeç dhe një grua B.M 31 vjeç, të cilët ishin pasagjerë tek e njëjta makinë me viktimën.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar., ndërkohë që drejtuesi i mjetit AA425IG Xh.A. ndodhet në spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e mjekëve.

Policia po kryen hetimet e nevojshme në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit të rëndë.

Recommended