Aksident ne Rrugen e Kombit. Permbyset trajleri, vdes drejtuesi

  • 6 years ago
Drejtuesi i një trajleri ka humbur jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Kolsh në Rrugën e Kombit. Trajleri humbi kontrollin dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e shoferit.
Për shkak të aksidentit është bllokuar i gjithë qarkullimi drejt Tiranës. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë. Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen ende.

Recommended