Reforma në drejtësi - Ftesa e Rames për PD: Të luajmë si vëllezërit Xhaka, për fitore të përbashkët

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur dhe i prerë kur tha se reforma në drejtësi do të votohet, me ose pa opozitën, ashtu siç u miratua edhe reforma administrative-territoriale. Rama i bëri thirrje opozitës që të votojnë reformën në drejtësi.
Duke deklaruar se do të shkonte për në Francë të kombëtarja, Rama tha të marrim shembull nga kombëtarja dhe ta votojmë reformën kombëtarisht.
Rama: Nuk kam ardhur të bëj të fortin me ju dhe as ti bie daulles për një fitore që ka marrë kjo qeveri. Sot nuk dilni t?i thoni dot popullit e kanë fajin ata se nuk e duan reformën në drejtësi.
Unë kam ardhur t?ju them të dilni nga cepi dhe të bëjmë bashkë reformën në drejtësi. E them këtë se besoj shumë se kjo është me e madhe sesa gjerat që na ndajnë ne.
Ju nuk duhet të ofendoheni sepse nuk keni asgje në dorë. Ju e dini se nuk keni gjë në dorë se nuk kam parë të kërkojë 2 min pushim dhe të dali njëri jashtë për të marrë një telefon jashtë shtetit.
Referendumin s?ke pse ma tregon sepse të jesh i sigurt sepse reforma o do bëhet o do bëhet. Në pozitën tonë sot sikur të donim vetëm të kapitalizon procesin unë ose nuk do isha ose do mbaje një fjalim tjetër. Thirini mendjes dhe provoni që s?jeni tufë lulesh. Nuk është puna tek reforma, se reforma do bëhet me ju ose pa ju. Puna është tek cmimi tek kalimi i reformës për këtë vend, jo për PS, PS është kaluar sot.
Me duhet t?ju le, do t?i bej te fala se do te shkoj sot te kombëtarja në Francë dhe ta shfrytezojme këtë periudhë, të marrim shembull nga ekipi kombëtar, ta bëjmë këtë reformë kombëtarisht, s?ka problem edhe nëse doni të bëni rolin e Zvicrës kur ne bëjmë rolin e Shqipërisë do bëjmë çmos të gjejmë një vëlla këtej dhe një vëlla andej dhe ta rregullojmë lojën që ta dalim me fitore të përbashkët.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ftesa-e-rames-per-pd-te-luajme-si-vellezerit-xhaka-per-fitore-te-perbashket/

Recommended