Report TV - Vlahutin: Në 8 vite BE ka dhënë 11 mln euro për kulturën

  • 8 years ago
Nëse ka një element që Shqipëria tashmë është e integruar në Europë, ajo është kultura, deklarata ka ardhur nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë konferences me temë ?Trashëgimia Kulturore- Motor zhvillimi? në fototekën ?Marubi?.

Ndërsa evidentoi se nga viti 2006- 2013, BE akordoi për Shqipërinë 11 milion euro, fonde të gjitha për trashëgiminë kulturore, Ambasadorja Vlahutin theksoi se Shqipëria duhet ta kuptojë plotësisht se çfarë pasurish ka.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin fillimisht përuruan pllakatën e përfundimit të punimeve të muzeut të fotografisë ?Marubi?, vend takimi edhe i aktivitetit të kësaj dite.

Të pranishmit i përshendeti edhe Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, dhe Kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro ? Amerikan Michael Granoff.

Recommended