Ora News - LSI bojkoton Këshillin bashkiak të Durrësit, PD-PS bashkojnë votat për banesat sociale

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI ka bojkotuar një mbledhje me rëndësi të Këshillit bashkiak të Durrësit, ku në rend ditë ishte ndarja e banesave sociale apo tarifimi i plazheve private. Bojkoti i këshilltarëve të LSI vjen pas paralajmërimit të Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, para të rinjve të LRI në Durrës, ku la të kuptohej se nuk po respektohej marrëveshja parazgjedhore nga kryebashkiaku Vangjush Dako. Krisja lokale PS-LSI ka detyruar të majtën të negociojë me këshilltarët e djathtë, bashkimi i votave me të cilën solli miratimin e çështjeve në rend dite.
Pas paralajmërimit të Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako për mosrespektim të marrëveshjes parazgjedhore PS-LSI, një tjetër krisje lokale është shënuar në Durrës, këtë radhë në Këshillin bashkiak.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/lsi-bojkoton-keshillin-bashkiak-te-durresit-pd-ps-bashkojne-votat-per-banesat-sociale/