Ora News - Debatet e PS-së së Durrësit zbresin në këshillin bashkiak, shkarkohet sekretari

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Debatet në degën e PS në Durrës janë përçuar edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak. Pak ditë pas përplasjes me kryetarin lokal të PS, Armand Tragaj është shkarkuar nga detyra e sekretarit. Pas këtij vendimi ai tha se këshilli bashkiak është kthyer në arenë të luftës politike. Ndërkohë kryetarja e bashkisë Valbona Sako ka debatuar me kryetarin e këshillit bashkiak Ani Dyrmishi në lidhje me fondet për rikonstruksionin e godinës së institucionit që drejton.

Këshilli Bashkiak Durrës miratoi shkarkimin e sekretarit Armand Tragaj, i cili u përfshi pak ditë më parë me kryetarin e PS në Durrës Luan Zaza.

Sipas vendimit të miratuar nga këshilltarët Dorina Milja do të zëvendësojë Tragajn pas largimit nga detyra.

Gjatë fjalës në këshillin Bashkiak, ai tha se shpresonte që votimi për shkarkimin të ishte i fundit verdikt politik dhe votimet e tjera të këshilltarëve të jenë në interes të qytetarëve.

Tragaj theksoi se lufta politike është brenda sallës së Këshillit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/keshilli-bashkiak-i-durresit-shkarkon-sekretarin-pas-konfliktit-me-kreun-e-ps

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended