Tonight Ilva Tare - Berisha: Reforma zgjedhore kusht për reformën në drejtësi, Meta hilacak

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuar në Tonight Ilva Tare, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike për reformën më të rëndësishme në vend, atë të drejtësisë.
Ai ka thënë se kusht për këtë reformë tashmë është reforma zgjedhore dhe numërimi elektronik i votave. Ai ka thënë gjithashtu se afati për miratimin e kësaj reforme, është qershori deri në fillimin e korrikut.
Lideri historik i PD ka folur edhe për qëndrimin që mban LSI dhe Ilir Meta për reformën në drejtësi, duke e quajtur këtë të fundit hilacak.
Duke folur për dekriminalizimin, Sali Berisha ka përsëritur deklaratën që sipas tij ka bërë kryeministri Rama se në veri ka marrë kriminelë për të fituar zgjedhjet dhe ka deklaruar se heq dorë nga jeta politike nëse gjendet një deputet nga grupi i PD me precedentë penal.
Për takimin e planifikuar mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ish-kreu i PD është shprehur optimist se do të realizohet, por palët duhet të jenë të përgatitura për këtë takim.
Duke folur për një çështje tjetër të nxehtë, atë të pajisjes së përgjimit, deputeti i PD-së është shprehur se pajisja ka përgjuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe se mund të ketë përgjuar edhe Ambasadorë.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/berisha-reforma-zgjedhore-kusht-per-reformen-ne-drejtesi-meta-hilacak/

Recommended