Ora News – Aksioni i IKMT - Do shemben 19 lokale dhe shtesa në hyrje të qytetit të Durrësit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektoriati vendor i mbrojtjes së territorit ka nisur aksionin në lulishten qëndrore në hyrje të qytetit të Durrësit për prishjen e lokaleve dhe shtesave pa leje. Janë rreth 19 objekte që do shemben, ndërkohë që aksioni do shtrihet në të gjithë qytetin, në funksion të lirimit të hapësirave publike.
Inspektoriati i Mbrojtjes së territorit ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje përreth lulishtes në hyrje të Durrësit.
19 lokale përballë stacionit të trenit do shemben nga fadromat në funksion të lirimit të hapësirave publike. Ndërhyrja nuk është kundërshtuar nga pronarët e bizneseve që po largojnë vet materialet me vlerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/do-shemben-19-lokale-dhe-shtesa-ne-hyrje-te-qytetit/

Recommended