Aksion edhe në plazhin e Durrësit, IKMT liron hapësira të zaptuara - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar këtë të mërkurë një aksion në Durrës për prishjen e ndërtimeve pa leje që sjellin zënien e hapësirave publike.Në lagjen nr. 13, Durrës është shembur objekti i shtetasit I. K., i cili, para lokalit të tij, kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur plate betoni.Po ashtu, vazhdon prishja e pedanave të vendosura pa leje në objektin e shtetasit D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike dhe disa ditë më parë është proceduar nga ana e IKMT-së, për veprën penale ?Zënia e hapësirave publike?.
Recommended