Report TV - Ndërtimet pa leje, ja si do të shpërblehen ish-pronarët

  • 8 years ago
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njoftuar pronarët e trojeve apo tokave të zëna nga ndërtime pa leje lidhur me procedurat që duhet të ndjekin, në përputhje me ligjin, për të përfituar nga kompensimi monetary, që kryhet nga ana e shtetit. Ky kompensim parashikohet të kryhet para se pronësia e truallit të kalojë përfundimisht tek pronari i ri, ndërtimi i të cilit është legalizuar në përputhje me legjislacionin që rregullon legalizimet e objekteve të ndërtuara pa lejen përkatëse nga organet shtetërore.
ATP thekson se, në mbështetje të pikës 11, të VKM nr.383, datë 19.05.2010 ?Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale?, i ndryshuar, i takon asaj, si institucion, të realizojë shpërndarjen e kësteve të kompensimit. Në përputhje me këtë, ATP bën njoftimin sa herë që çelet në buxhet një fond i ri, pas pagesave që kryejnë subjektet e legalizuara, ndërkohë që fton subjektet pronarë të plotësojnë një formular tip.

Procedura
ATP-ja procedon si më poshtë: Së pari, njofton publikisht në media dhe/ose nëpërmjet faqes së saj zyrtare, listën e personave, që përfitojnë nga fondi i kompensimit të pronave, për periudhën përkatëse. Pas kësaj, procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon pesë ditë pas datës së njoftimit publik.
Pronari apo përfaqësuesi i tij me procure, duhet të paraqesë pranë ATP-së gjithë dokumentacionin që përfshihet në formularin e publikuar në këtë faqe.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së, ngrihet një grup pune për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura

Recommended