Dhuna në jetimoren e Shkodrës nuk është ndalur asnjëherë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skandali i bërë publik në Qëndrën rezidenciale e fëmijëve në Shkodër po të mos kishin vepruar institucionet do të kishte vijuar të qëndronte në heshtje brenda atyre mureve. Dhuna ka qënë një fenomen i vazhdueshëm dhe këtë e pohojnë ata që kanë jetuar në këtë institucion. Ervis Vezi, kryetari i institutit kombëtar të Integrimit të jetimeve i cili e ka lënë këtë qënder në vitin 2005, thotë se denoncimet e tyre të vazhdueshme janë shpërfillur nga insitucionet.
Ervis Vezi, kryetari i institutit kombëtar të Integrimit të jetimeve, dega Shkoder: Edhe kur kemi qenë ka pasur dhunë por jo deri në dhunë seksuale. Fëmija është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga stafet që kanë punuar aty dhe pse janë ndërruar disa herë. Gjithmonë ka ekzistuar dhuna ndaj tyre.
Vezi denoncon se dhuna ndaj jetimëve ushtrohej kryesisht në dhoma apo tualete.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/dhuna-ne-jetimoren-e-shkodres-nuk-eshte-ndalur-asnjehere/