Presidenti i Parlamentit Europian: Shqipërisë nuk i është thënë asnjëherë “Jo”

  • 4 years ago
Shqipërisë nuk i është thënë asnjëherë ?Jo? për procesin e anëtarësimit në BE. Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në intervistë për Deutsche Wellen flet për procesin e hapjes së negociatave dhe reformat.


DW: Z.Sassoli, në fjalën e mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë iu drejtuat politikanëve me një mesazh për rininë e vendit. Iu citoj: ?Gjithçka duhet të bëhet në interes të rinisë. Ata janë e ardhmja dhe ne duhet t?u mundësojmë atyre një vështrim të sigurtë drejt së ardhmes?. Nga ana tjetër, rinia shqiptare, veçanërisht ajo e mirëarsimuara, po largohet nga vendi ditë pas dite. A nuk është ky mesazh paksa kontradiktor me situatën aktuale në Shqipëri?

David Sassoli: Jo, sepse ne kemi nevojë për një politikë që të shohë drejt së ardhmes dhe, sigurisht, nëse duam të shikojmë drejt së ardhmes, duhet të shohim drejt të rinjve, drejt perspektivave të jetës dhe të punës së të rinjve tanë. Dimë sa mundësi mund të krijohen në Shqipëri, por sa mundësi me një Shqipëri gjithmonë e më të lidhur me Europën, jo vetëm nën aspektin e të drejtave, por edhe të cilësisë, së standardeve të përbashkëta. Dhe, për ne europianët, është shumë e rëndësishme të vemë bast mbi procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë të krijojmë kushte të sigurta për vendet tona, t?i bëjmë të rriten së bashku, t?u japim të gjithëve një perspektivë të një të ardhmeje në siguri dhe në paqe. Sigurisht, kemi shumë mekanizma për të përshtatur në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Shqipëri, por shohim në mënyrë shumë të favorshme, me shumë besim përpjekjet që janë bërë. Sot Tirana është një qytet europian, me një rini europiane, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht që duhet të mendojmë edhe për sakrificat që janë bërë nga brezat e kaluar në proceset që kanë filluar që prej viteve ?90 e deri më sot, sakrifica të mëdha. Ja përse të rinjtë duhet t?u jenë mirënjohës brezave të kaluar. Por në të njëjtën kohë, kemi nevojë, sigurisht, që të vëmë bast më shumë për të ardhmen tonë.

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë për ne është një proces shumë i madh, vendimtar për të pajtuar hapësirën gjeografike me hapësirën politike të Europës dhe, sigurisht, për të krijuar siguri për vendet tona. Dimë që ikja e të rinjve nga Shqipëria, ashtu sikurse edhe nga shumë vende të tjera, nga vende europiane, ndodh mbi të gjitha sepse rritja e vendeve tona shpesh nuk është e përshtatshme. Ja përse një Europë e fortë mund të garantojë më mirë rritjen e vendeve të veta. Kemi nevojë në këtë moment për një përpjekje më shumë dhe, domethënë, atë të përshtatjes së agjendave të vendeve me agjendën europiane. Ja përse unë i ftoj si autoritetet, ashtu edhe qeverinë shqiptare që të bëjnë të mundur që të gjitha planet, të gjitha projektet, të gjitha nismat, të kenë si pikë referimi agjendën europiane.

Dimë se sa e rëndësishme është sot të gjendet konsensusi, në mënyrë që basti i Green Deal europian të pranohet nga të gjithë, të bëhesh udhëheqës në luftën kundër ndryshime...

Recommended