Flamurtari përjashton lojtarët, Bordi vendos: Shpërbëhet skuadra, shkarkohet dhe trajneri

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendim drastik i bordit drejtues të Flamurtrit pas disfatës ndaj Skënderbeut. Ky bord pasi ka diskutuar ka vendosur të përjashtojë të gjithë lojtarët e skuadrës duke shpërbërë në këtë mënyrë ekipin. Ende nuk dihen arsyet e vërteteta të një lëvizjeje të tillë, kur vlonjatët një javë më parë festuan në Ballsh qëndrimin në Kategorinë Superiore, i cili u çertifikua ditën e djeshme pas humbjes së Bylisit në Shkodër ndaj Vllaznisë.
Sigurisht në këtë vendim kapital ka ndikuar paraqitja e vakët e skuadrës në takimin ndaj Skënderbeut, ku Flamuratri në shumë pak raste e shqetësoi mbrojtjen korçare. Ndërkohë që menjëherë pas ndeshjes drejtori sportiv, Ardi Behari i kishte komunikuar shkarkimin trajnerit Zekerija Ramadani, fakt që e bëri të ditur vetë tekniku shqiptaro-maqedonas.
Pas një sezoni plotësisht zhgënyes ku Flamuratri notojë për shumë javë në ujëra të turbullta megjithëse u ndërtua me të tjera qëllime, tashmë do ta fillojë nga zero, jo vetëm në kuptimin figurativ, por edhe përsa i përket grupit të lojtarëve.

Për më shumë lexoni në:http://sport.oranews.tv/flamurtari-perjashton-lojtaret-bordi-vendos-shperbehet-skuadra-shkarkohet-dhe-trajneri/