Shkarkohet Arben Malaj/ Socialistët votojnë për ta hequr nga Bordi i Bankës së Shqipërisë
  • 4 years ago
Me 12 vota pro dhe 5 kundër, Komisioni i Ekonomisë miratoi vendimin e qeverisë për të shkarkuar Arben Malajn nga këshilli mbikqyrës.


Votimi për shkarkimin e Malajt u bë pa praninë e mediave, por seanca dëgjimore ishte publike.

?Në ç?masë unë kam cenuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë me qëndrimet e mia publike. Atyre deklaratave u qëndroj të gjitha, pavarësisht se mund të kem mërzitur lali Erin apo Taulant Ballën. Unë nuk tërhiqem nga deklaratat?, shprehet Malaj.

Zoti Malaj e quajti vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si një ferman sulltanor të jashtëligjshëm duke i dhënë edhe një mesazh kryeministrit.

?Në këtë ballafaqim sot jam inspiruar nga presidenti Xheferson. Ajo që u duhet tiranëve dhe neodiktatorëve për të instaluar diktaturat është vetëm heshtja e njerëzve me vetëdije?, thotë ai.

Ndërsa për 28 kolegët e tij socialist që iniciuan procesin e shkarkimit bëri një krahasim ironik.

?Ju po të kishit mundësi do të shkarkonit dhe papën sepse edhe ai po demokratizon bankën e Vatikanit?, shton më tej.

Malaj tha se shkarkimi i tij është një proces i montuar politikisht, të cilin do ta ndjekë deri në gjykatën e Strasburgut.

?Nuk është aq e lehtë që ngrihet Edi Rama natën dhe i çon mesazh Erjon Braces për të shkarkuar Arben Malajn në mëngjes. Pjesës politike unë do ti përgjigjem në parlament dhe ja kam thënë Edi Ramës me poezinë e Reshat Arbanës ku do ti shpjegojë se ca po bën keq dhe pse duhet ndalur për të mirën e tij dhe për të mirën e shqiptarëve?, shton ai në fjalën e tij.

Vendimi i qeverisë për shkarkimin e Malajt do të votohet nga parlamenti në seancën plenare të së mërkurës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArbenMalaj#Komisioniekonomise#TopChannel
Recommended