Trajneri Kukësit Shehi: Tani do të nisë kampionati për ne, kërkoj 10 fitore nga skuadra
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Këtë javë skuadrat e Kategorisë Superiore janë rikthyer në stërvitje me grupe në bazë të urdhrit nga qeveria shqiptare.

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi i ftuar në Ora Sport duket se është i ?karikuar? për rifillimin e kampionatit.

Ai thotë se ekipin e ka thuajse të plotë ku e vetmja mungesë kryesore është Limaj.

Kreu i stolit të verilindorëve kërkon nga skuadra e tij, 10 fitore rresht duke qenë se janë 10 ndeshje që kanë ngelur nga kampionati.

Shehi: Shpresojmë që momentet e këqija të kalojnë. Skuadra është e plotë përveç Limaj i cili ndodhet në Gjermani. Lipa është një nga lojtarët tanë kryesor, por duke qenë se ai ka dokumenta gjermane, dhe ishte e vështirë riatdhesimi. Limaj ishte lojtari ynë kryesor, lojtar shumë i rëndësishëm. Shpresoj që të rikthehet sa më shpejt. Jo vetëm këtë sezon, futbolli është i vështirë. Nuk ka skuadra të vogla. Po nuk patëm karikimin e nevojshëm nuk mund të bëjmë përpara. Është e vështirë rikthimi sepse futbollistët kanë qenë shumë gjatë pa ndeshje. Mos ta ndiejme mungesen. Nuk ka ndeshje të lehta pasi lojtarët kanë shumë pa luajtur.

Nëse një lojtar ka dëshirë mund të stërvitet më shumë. Mund të fusin trurin në punë. Mund të zgjidhim punë me trurin në vend të muskujve. Nuk kam punë me kundërshtarët. Ne kemi një program të ri stërvitor dhe i kemi marrë parasysh që ata kanë 2 muaj pa luajtur. Për moshën e lojtarëve nuk bëj hesape. As për ekipet kundërshtare. Ne jemi në një situatë që nuk e kemi përjetuar më parë. Nuk do të jetë si çdo gjë më parë. Unë mendoj që fillon një kampionat i ri për ne. Nga 10 ndeshje të mbetura unë kërkoj 10 fitore nga skuadra ime. Përveç Limaj, gjithë skuadrën e kam të plotë. Në drejtimin tim, skuadrën e kam të plotë. Mundohem të implementoj idetë e mia në.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shehi-limaj-mungese-e-madhe-kukesin-por-kerkoj-10-fitore-nga-skuadra

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp