Mesazhi i fortë i BE e SHBA : S’do të lejojmë të dështojë reforma në drejtësi. Hiqni dorë!- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e BE-së dhe SHBA-së përcollën mesazhin domosdoshmërinë e realizimit të reformës së drejtësisë si një shans unik që nuk duhet humbur.
Ky mesazh u bë sot në komisionin e posaçëm për reformën e drejtësisë.
Fjala e plote e Donald Lu: Kam një mesazh shumë të thjesht: nëse kjo reformë dështon, turpëroni veten përpara atyre që ju kanë zgjedhur. Gjithashtu do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Fatmirësisht, ne së bashku nuk do të lejojmë të dështojmë. Vendi shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses dhe ne do t?ju ndihmojnë për ta bërë këtë. Ata (ekspertët e huaj) së bashku me kontributin tuaj dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias kanë përgatitur këtë draft përfundimtar të projektit të reformës në drejtësi. Jam krenar të them se e mbështes atë edhe pse nuk e kam lexuar përmbajtjen e tij edhe pse nuk e kam kopjen përpara. Di gjithashtu që askush nga ju nuk ka pasur mundësi ta lexoj atë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nese-refo...

Recommended