Vendimi i Bashës për zgjedhjet shkakton reagim në PD: U ndikua nga kulisat- Ora News
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Ka pasur një analizë, e cila bazohet si mbi veçoritë e degëve, pra shtrirja gjeografike dhe numrin e popullsisë, si dhe kritike të tjera që kanë të bëjnë me performancën?.
Edhe pse publikisht arsyen e riorganizimi të thellë në 35 degë në gjithë vendin kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha e përmblodhi në këtë fjali, kryetarët e degëve janë njoftuar hollësisht mbi vendimin e përfshirjen në zgjedhje të degëve të tyre.
Krahas udhëzimit për gjithë procesin, Basha u ka vënë në dispozicion kryetare të degëve në proces ristrukturimi, vendimin e detajuar të kryesisë ku detajon arsyen e mbajtjes se zgjedhjeve.
?Me qëllim rritjen e efektivitetit të strukturave të partisë, si dhe forcimin e rolit të tyre për zbatimin e detyrave politike; me qëllim zgjerimin dhe përtëritjen e anëtarësisë së partisë, si dhe energjizimin dhe rritjen e motivit të saj?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vendimi-i-bashes-per-zgjedhjet-shkakton-reagim-ne-pd-u-ndikua-nga-kulisat/
Recommended