Marrin mandatin 5 kandidatë nga PD e LSI, zyrtarizohet zëvendësuesja e Lulzim Bashës
  • 5 years ago
Rritet numri i opozitës parlamentare pas dorëheqjes në bllok të PD-së, LSI-së dhe aleatëve të djathtë nga Kuvendi i Shqipërisë. Deri më tani numri i opozitarëve në Parlament, është 14, dhe pritet të rritet me kandidatë të tjerë që pritet të pranojnë mandatin e deputetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin 5 kandidatëve listat vijuese të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 2017-ës, që deri më tani kanë pranuar mandatin e deputetit.

Kështu opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit. Për shkak të një problemi me relacion teknik, KQZ e shtyu për ditën e nesërme kalimin e mandatit për Ligoraq Karamelon.

3 deputetë të rinj janë nga LSI, pasi Edjola Braha mori mandatin e Vangjel Tavos, Elda Hoti të Vitkor Tushës dhe Edlira Hyseni të Nora Malajt. Dy të tjerë që morëm mandatin vitin nga lista e PD-së. Lefter Maliqi mori mandatin e Astrit Veliajt, ndërsa Majlina Halilaj mandatin e Lulzim Bashës.

Më herët mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Ndërkohë që sot në KQZ dorëzoi mandatin edhe kandidati nga lista e PD-së në qarkun e Kukësit, Alban Zeneli. . Së bashku me Lefter Kokën nga LSI, Mylsim Murrizin dhe Rudina Hajdarin nga PD, opozita e re në Kuvend, pas djegies së mandateve në bllok nga PD-LSI dhe aleatët e djathtë, tashmë jo parlamentarë, shkon deri më tani në 14 deputetë.

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve duke pranuar mandatin.
Recommended