Fshehu dënimin dhe rrezikon mandatin, ish-aleati i Bashës: Jam shpallur i pafajshëm /FORMULARI

  • 5 years ago
Kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri rrezikon mandatin e deputetit, vetëm pak ditë pasi u betua në Kuvend. Mësohet se Jenishehri ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të marrë në vitin 2001. Ai ishte dënuar me 8 muaj burg me akuzën për tjetërsim pronash.

I kontaktuar nga Report Tv, Jenishehri ka pranuar se është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për akuzën e tjetërsimit të pronave, por se e ka apeluar këtë vendim, të cilin më pas e ka fituar në Gjykatën e Lartë. Ai e argumenton se nuk e ka deklaruar në formular pasi është shpallur i pafajshëm para 10 viteve, ç'ka sipas tij nuk përbën një mashtrim.

"Jam akuzuar për vjedhje dhe mashtrim dhe kam marrë pafajësinë në Gjykatën e lartë. S'jam akuzuar kurrë për vjedhje në Itali. Absurditete dhe çuditem kur i dëgjojë. Kam plotësuar formularin, i cili thotë se lejohet të kandidosh nëse dënohesh 2 vjet dhe kanë kaluar dhjetë vjet. Unë deklaroj që asnjëherë në jetën time nuk i kam vjedhuur askujt asnjë pronë", tha Jenishehri për Report Tv.

Recommended