Report TV - Flamur Noka rrezikon mandatin fshehu kontaktin me UDB-në

  • 8 years ago
sh-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, aktualisht kryetar de fakto i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, mund të jetë subjekti i parë i veprimit të ligjit të dekriminalizimit. Kur shumëkush priste me kureshtje të ndezur, zbulimin e 19 kriminelëve në radhët e Partisë Socialiste, deputetët e parë me të kaluar të fshehur, rezultojnë në kampin e opozitës.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, duhet të kërkojë ndërprerjen e mandatit të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili mund të jetë edhe subjekt i nenit 190 të Kodit Penal. Çdo vonesë, çdo mosveprim, justifikim dhe manovër komprometon rëndë jo vetëm organin qendror të akuzës, por rrëzon ligjin e dekriminalizimit, për të cilin u investuan SHBA, BE dhe politika shqiptare.

Deklarimet e rreme
Zbulohet dokumenti zyrtar, i cili konfirmon se ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka fshehur të dhënat rreth të kaluarës së tij, në formularin e vetëdeklarimit. Konkretisht, Flamur Noka, është ndaluar në vitin 1991 në ish-Jugosllavi. Gjatë qëndrimit në burg, Noka është marrë në pyetje nga UDB jugosllave, në përpjekje për ta rekrutuar si bashkëpunëtor. Dokumentet konfirmojnë gjithashtu se kryetari de fakto i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë është marrë në pyetje në vitin 1991, nga Policia e shqiptare e Rrethit të Kukësit, për izolimin e tij në ish-Jugosllavi, deponimin para UDB jugosllave dhe ofertat e kësaj të fundit, për ta rekrutuar. Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet shqiptare, Noka ka pranuar se ka pasur oferta për të punuar për UDB, por ka refuzuar.

Recommended