Report TV - Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje motoristin

  • 8 years ago
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Milot, në fshatin Luz, ku një automjet tip Opel Korsa me targa AA694 JN ka përplasur një person që po udhëtonte me motorçikletë. Viktima është 50-vjeçari me inicialet P.Gj i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sakaq policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit ku paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë.

Viktima nuk eshte identifikuar ende pasi nuk kishte asnje dekument identifikimi me vete. Sakaq policia ka ndaluar shkaktarin e aksidentit Flamur Karaj 32 vjec me banim në Mamurras.

Recommended