Agron Duka: Së shpejti Kongresi i partisë, do qëndrojmë në koalicion me PD- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Agrare Ambientaliste tashmë nën drejtimin e Agron Dukës do të mbledhë së shpejti Kongresin zgjedhor. Në studion e lajmeve të Ora News, Duka tha se në forum do të zgjidhen të gjitha strukturat drejtuese përfshirë dhe kryetari i PAA. Duka rikonfirmoi se PAA nën drejtimin e tij do të mbetet në koalicionin e djathtë, ndërsa në kampin përballë aktualisht sheh probleme, të cilat sipas tij deri në zgjedhje mund të sjellin edhe surpriza në koalicionet parazgjedhore
Partia Agrare Ambientalistë pritet të mbajë së shpejti një Kongres zgjedhor për strukturat drejtuese. Agron Duka që sapo ka marrë drejtimin e PAA, deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se në Kongres do të votohet edhe për Kryetarin
Duka: Së shpejti kur ta shohim të mundshme dhe jemi të gatshëm të bëjmë dhe një Kongres të PAA, ku do të bëhen edhe zgjedhjet e forumeve përfshirë edhe kryetarin, pavarësisht se unë jam zgjedhur nga Asambleja.
Duka tha se PAA nën drejtimin e tij do të mbetet në koalicion me Partinë Demokratike dhe për zgjedhjet e ardhshme, ku beson dhe pret që e djathta të rikthehet në pushtet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/agron-duka-se-shpejti-kongresi-i-partise-do-qendrojme-ne-koalicion-me-pd/

Recommended