Autorët e grabitjes së çantës me lekë ishin pa maska dhe pa armë- Ora News- Lajmi i fundit-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me grabitjen e 18 mln lekëve, një ditë me parë. Sipas policisë kanë qenë dy persona, të pa armatosur dhe pa maska, të cilët i kanë grabitur shumën prej 18 milionë lekëve dy personave, njëri arkëtar i një firme këmbimi valuator dhe tjetri shoqërues i vlerës monetare.
?Nga hetimet paraprake dhe kqyrjes së kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se shtetasve S. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arkëtar i një firme këmbimi valutor, B. Xh., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të kësaj pike këmbimi valuator, në momentin që kanë dalë nga një bankë e nivelit të dytë, u janë afruar dy persona pa maska dhe pa armë, ku njëri nga dy autorët e kësaj ngjarje i ka marrë çantën me shumën monetare shtetasit S. H., ndërkohë bashkëpuntori ka goditur me shkelm shoqëruesin, shtetasin B. Xh dhe janë larguar me vrap drejt motorrit që e kishin lënë vetëm pak metra më larg?, sqaron policia.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/grabitja-e-kambistit-autoret-ishin-pa-maska-dhe-te-pa-armatosur/

Recommended