Basha: “Kombëtarja e Oligarkisë”, 11 emrat që fitojnë të gjitha tenderat- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike në një takim me gazetarë denoncoi aferat e korrupsionit të qeverisë, duke u fokusuar tek tenderat. Sipas kreut demokrat, 2/3-t e tenderave zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa ofertues, duke marrë përfituesi çmimin më të lartë. Basha tha se shifrat flasin vetë dhe se shqiptarët po varfërohen çdo ditë e më shumë.
Basha: Sado të bilbilosë me truket e vjetra të propagandës, Edi Rama këtë realitet nuk e mbulon dot. Ndaj, kaq kisha për të thënë atë që ai tha dje. Nuk ia vlen barra qiranë që të merrem me logonet e tij për rritje ekonomike.
Kreu i PD-së tha se 2.2 miliardë euro janë vjedhur përgjatë këtyre dy viteve, duke përmendur këtu tre komponentë. Ai tha se pavarësisht rritjes së të gjitha taksave, të ardhurat në buxhet janë më të ulëta se të qeverisë së shkuar që kishte taksa më të ulëta.
Komponentë të dytë, Basha përmend aferën CEZ dhe volumin e saj prej 500 milionë eurosh dëme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-ju-bej-me-dije-kombetaren-e-oligarkise/

Recommended