Tempora - EMRAT/ Ja njerëzit pranë qeverisë dhe Veliajt që po fitojnë projektet e rindërtimit

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Tempora? të Sonila Meços në Ora News ka qenë e ftuar pedagogia dhe gazetarja Valmora Goga e cila ka hapur sëfundmi edhe portalin gogo.al.

Ajo ka treguar me emra se kush janë personat që po fitojnë nga projektet e rindërtimit, dhe në skenë del emri i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sonila Meço: Pse vendosët që ta nisnit me investigimin për rrjetin e padukshëm të atyre që kanë marrë paratë e alokuara dhe fondet e shumta për tërmetin në Shqipëri? Çfarë ke zbuluar deri më tani?

Valmora Gogo: është puna jonë e zakonshme të monitorojmë mënyrën se si tenderohen, si bëhen projekte, si zhvillohen konçesionet në Shqipëri. Nuk është konspiracion pasi kjo është puna jonë e përditshme. Projekti i rindërtimit merr një rëndësi të veçantë pasi jemi këtu për të përçuar interesin e opinionit publik.

Një pjesë e aksionerëve që kanë fituar projekte, pra aksionerët e vegjël në thonjëza që nuk kanë shumë fonde të mëdha. Këta aksionerë kanë lidhje të afërta me drejtues të bashkisë së Tiranës.

Më lejoni të përmend katër emra, një nga aksionerët që ka fituar është Erin Bejleri i cili është mik i një drejtori i cili është zëvendësuar sot nga Veliaj, Ditjon Baboçi që njihet për lidhje të afërta me drejtorin e komunikimit në kryeministri, zotin Endri Fuga.

Albana Koçollari është motra e Mirela Koçollarit, drejtoresha e Trashëgimnisë Kulturore dhe Turizmit në bashkinë e Tiranës, e cila ka fituar një projekt brenda projektit të madh të rindërtimit.

Gjergji Dushniku ka qenë ish drejtor i departamentit të arkitekturës dhe projekteve urbane në bashkinë e Tiranës.

Gent Agolli kordinator i projektit të parkimit në Sheshin Skënderbe, po ashtu edhe bashkë aksioner me kompanitë që ka projektuar sheshin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/emrat-ja-njerezit-prane-qeverise-dhe-veliajt-qe-po-fitojne-projektetet-e-rindertimit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended