Reforma në drejtësi, Xhafaj: Projekti kushtetues gati për votim javën e ardhshme- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projekti kushtetues për reformën në drejtësi do të jetë gati për votim javën e ardhshme.
Ky fakt u bë me dije nga kreu i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, në mbyllje të mbledhjes, ku nuk ishte e pranishme opozita.
Xhafaj: Nëse opozita ka vullnet real reformën në drejtësi ne jemi të gatshëm ta votojmë atë në një datë të afërt. A mundemi? Sigurisht, se kemi një projekt kushtetues, kemi një opinion final të Venecias dhe tashmë kemi dhe kontributin e jashtëzakonshëm të ekspertëve ndërkombëtarë të atashuar në këtë proçes. Të gjitha këto mundësojnë që të kemi një projekt në standartet ndërkombëtare, të bekuar dhe mbështetur dhe nga opinioni final i Venecias. Sot kemi bërë një hap të madh përpara, kemi dëgjuar dy përfaqësuesit ndërkombëtar, të EURALIUS dhe OBDAT.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-komisioni-per-reformen-ne-drejtesi-nuk-merr-pjese-opozita/

Recommended