Top News - Vasili-Rama po ndan Shqipërinë/ Në shkelje të kushtetues
  • 3 years ago
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke iu referuar ligjit të ri për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndan Shqipërinë në 4 vilajete, në kundërshtimin me Kushtetutën. Edhe pse ligjin nuk ka asnjë lidhje me ndarjen territoriale, por vetëm me rajone zhvillimore, Vasili thotë se Rama po ndryshon kufijtë e qarqeve.
?Ligji që kemi denoncuar dhe dje ka të bëjë me një rindarje që Edi Rama do t?i bëjë Shqipërisë në 4 rajone pra do të ndajë Shqipërinë në 4 çifligje, vilajete, pashallëqe, quajini si të doni të gjithë ju shqiptarë e dini se çfarë kuptimi kanë këto. Këto kanë të bëjnë vetëm më idenë e një të çmenduri që mendon se Shqipëria është pronë e tij dhe që mendon se mund ta ndajë si të dojë megjithatë përballë tij është kushtetuta e Shqipërisë dhe ju duhet ta dini më së miri se ç?thotë kushtetuta juaj, dokumenti ynë i përbashkët dhe krye ligji i të gjitha ligjeve e mbi të cilin nuk del dot askush. Po e citoj pikë për pikë kushtetutën për të kuptuar që kjo përpjekje është thjeshtë përpjekje e dëshpëruar, e mjeruar që nuk zgjidh asgjë. Kushtetuta thotë qartë që njësitë e qeverisë vendore janë komunat, bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to?, u shpreh Vasili.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LSI#TopChannel
Recommended