Rigjykimi i Tahirit,Vasili: Ai dhe Rama,binomi që ka përcaktuar damkën e narkoshtetit për Shqipërinë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të rikthejë për gjykim dosjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në lidhje me këtë fakt, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, shprehet se mekanizmi i prodhuar i kanabizimit në kohën kur Tahiri drejtonte Ministrinë e Brendshme, nuk është çrrënjesour, sepse ende vazhdojnë të mbillen edhe sot e kësaj dite tonelata droge.

Në një intervistë për Ora News, Vasili tha se është përgjegjësi e Saimir Tahirit dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas tij janë binom, për arsyen që Shqipëria ka damkën e narkoshtetit.

Petrit Vasili: ''Komenti im është vetëm një. Ky kanabizim i cili filloi dhe u kthye vërtet në një rrënim të ekonomisë të imazhit të Shqipërisë, të ekuilibrave shoqërorë dhe politikë, është një vepër e errët me një dëm të pallogaritshëm. Nuk është çrrënjosur edhe sot e kësaj dite, tonelata droge vazhdojnë të prodhohen në Shqipëri. Sigurisht nuk e ndaj Tahirin nga Edi Rama në asnjë rast, kjo përgjegjësi është e pëbashkët midis tyre.''

''Ka bërë atë gjë që sot Shqipëria ka absolutisht një pozicion shumë të vështirë në Europë dhe damkën e narkoshtetit që nuk di se kur do të largohet. Pra ideuesit, zbatuesit dhe përfituesit e narkoshtetit, kanë qenë këta zotërinj, Tahiri dhe Edi Rama, ky binom ka përcaktuar këtë gjendje në Shqipëri.''



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rigjykimi-i-tahiri-vasili-ai-dhe-rama-binomi-qe-ka-percaktuar-damken-e-narkoshtetit-shqiperin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended