Korçë, nënë e bijë paraplegjike, hajdutët i vjedhin banesën - Ora News-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banesa e dy paraplegjikeve, nënë e bijë ka rënë pre e grabitjes nga dy persona të maskuar mbrëmjen e së enjtes.
Grabitësit kane hyrë në shtëpinë e Marjeta Kuretës, nga dritarja e tualetit, duke shfrytëzuar një tub aspirimi të vendosur në pjesën ballore të pallatit, në qendër të Korçës.
Pasi kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe brinjë invaliden, e cila ka mbetur pa ndjenja, grabitësit kanë bastisur shtëpinë në kat të tretë dhe janë larguar duke marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish ari.
Megjithë përshkrimin që i ka bërë Kureta karakteristikave fizike të dy grabitësve, policia e Korçës ende nuk ka mundur të bjerë në gjurme të identitetit te tyre. Gruaja,e cila jeton bashkë me nënën e paralizuar, ka një dyqan për ndreqjen e orëve në zonën e pazarit dhe sipas policisë, grabitësit kanë studiuar çdo lëvizje të saj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/korce-nene-e-bije-paraplegjike-hajdutet-i-vjedhin-banesen/

Recommended