Report TV - Vlorë, gjendet një 30-vjeçar i pajetë, u hodh nga pallati

  • 8 years ago
VLORË- Një person rreth moshës 30 vjeç është gjetur i vrarë mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Burime nga Policia e Vlorës, bëjnë me dije se viktima është gjetur pa jetë në lagjen "4 heronjtë" në zonën pas Gjykatës së Vlorës.

Viktima është 29-vjeçari Arian Diamanti. Fillimisht u dyshua se ai ishte vrarë, por policia konfirmon se ai është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku jetonte.

Nga hetimet paraprake, blutë e Vlorës bëjnë me dije se 30-vjeçari vuante nga probleme mendore dhe ishte nën efektin e ilaçeve. Familjarët thonë se ai vuante nga depresioni dhe ishte kuruar disa herë në Greqi.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe priten rezultatet e ekspertizës së 30-vjeçarit që do të zbardhin shkakun e vdekjes.

Recommended