Fqinjët e familjes Josifi në Përmet: Bashkëshorti i zonjës u hodh nga pallati, ishte me një dorë

  • 4 years ago
Fqinjët e familjes Josifi në Përmet për Report Tv thonë se edhe aty njiheshin për njerëz të mirë. Sipas tyre, bashkëshorti i Zhanetës para disa vitesh u hodh nga pallati, për shkak të depresionit. Pas kësaj ngjarja gruaja dhe dy vajzat shkuan në Tiranë.

"Kjo kishte dy vajza dhe burrin. Bënte tregti, ishte goxha zonjë edhe burri ishte i shkëlqyer, por ishte me një krah. Ai është hedhur nga pallati para 5-6 vitesh. Më pas gruaja mori vajzat dhe iku në Tiranë. Ai burri ishte kryevepër, por edhe gruaja në punën e saj. Ai ndoshta u mërzit që ishte me një krah dhe u vetëvra. Më ka ardhur shumë gjynah. Me Jehovain nuk di gjë të kenë qenë ato".

"Ishin njerëz shumë të mirë, nuk i bënin kujt keq. Kemi qenë në një lagje dhe kur kemi qenë të vogla me mamanë e saj luanim. I ati u hodh nga kati i katërt. Ishin shumë të mira. Ajo merrej fillimisht me tregti këtu, shisnin tek tregu", u shprehën fqinjët.

Recommended