Detajet tronditese, çfare u gjet ne dhomat e familjes Josifi
  • 4 years ago
Në studion e "Opinion", u publikuan mbrëmjen e kësaj të enjteje pamjet brenda dhomës ku dergjej e vdekur prej disa muajsh Anisa Josifi. gazetari Spartak Koka zbuloi edhe disa detaje për sendet që autoritetet gjetën në shtëpinë e familjes Josifi. Ndonëse e vdekur prej shumë kohës, trupi i Anisës nuk ishte dekompozuar, por ishte e tharë, siç shpjegon gazetari, ndoshta edhe për shkak se para se të vdiste kishte qëndruar pa ngrënë për gati 2 muaj.
"Ajo që ekspertët kanë vërejtur është që në dhomën e gjumit vinte një erë e rëndë. Kufoma nuk ishte e dekompozuar, ishte e tharë, për shkak ndoshta edhe të anoreksisë dhe mungesës së ushqyerjes gjatë ditëve për të cilat pretendon dhe motra e mbijetuar dhe është gjetur një pjatë e vogël ku është gjetur një leckë me uthull dhe me vaj ulliri, por solucione të tjera dyshohet të ketë patur në këtë pjatë, që është ende e papërcaktuar. Këto janë të paktën fotot të cilat ne së bashku zgjodhëm të publikojmë. Pamjet e tjera janë të rënda dhe për arsye shumë etike, profesionale nuk do t'i publikojmë.
Gazetari tregoi më tej se nëna e vajzave, 56-vjeçarja Zhaneta Josifi, e cila dyshohet se kishte ndërruar jetë 4-5 përpara se të zbulohej ngjarja, u gjet e palosur në divan në dhomën e ndenjes. Ndërsa Blerta Josifi mbante duart në pjesën e fytyrës dhe qëndronte në një divan të hapur dysh. Në momentet e para 34-vjeçarja mësohet se u tha zjarrfikësve "ju nuk i kuptoni disa gjëra siç i kuptojmë ne".
"Por po ju përshkruaj që në pjesën e dhomës së ndenjes është gjetur pa shenja jete e palosur në divan, gjysmë trupi, Zhaneta Josifi. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se nëna e vajzave kishte ndërruar jetë 4 apo 5 ditë para se të konstatohej nga policia. Në krahun e djathtë, te një divan i hapur dysh është gjetur me shenja jete, me duar në pjesën e fytyrës që lëvizte këmbët në mënyrë graduale shumë të avashtë, Blerta Josifi dhe në momentin e parë. Kur është pyetur çfarë ka ndodhur, ajo ka thënë ju nuk i kuptoni disa gjëra siç i kuptojmë ne. Ka qenë e pamundur në momentet e para për tu ngritur nga divani. Ushqime nuk janë gjetur, vetëm pak ujë".

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended