Report TV - Elbasani në “Ditën e Verës”, ja masat që do të merren nga policia

  • 8 years ago
Elbasani, kryeqendra e festimeve në Ditën e Verës, pritet të jetë nesër me 14 mars, qyteti më i vizituar. Për këtë, me qëllim shmangien e incidenteve për shkak të numrit të madh të qytetarëve e rrjedhimisht edhe të automjeteve, Policia e Elbasanit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e festimeve.

Të gjitha shërbimet e policisë së Elbasanit, Librazhdit, Gramshit e Peqinit, do të jenë në gatishmëri për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu në ndihmë të Policisë së Elbasanit do të vihen në dispozicion edhe forca policore të Tiranës. Rreth 306 forca policie nga Elbasani dhe Tirana do të angazhohen në planin e masave për Ditën e Verës.

Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e ?Ditës së Verës?, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në këto akse:

-Në orën 08:00 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja e nga Stadiumi deri tek 1 Maji.

-Nga Stadiumi deri tek ?Pallati i Sportit?, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.

-Nga Kryqëzimi i Luleve deri në Unazën Jugore nuk do të lejohen parkimet e mjeteve.

Përveç masave të marra, Policia e Elbasanit kërkon edhe mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët i fton që të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjete brenda qytetit, ç?ka do të lehtësonte zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.

Recommended