Dhjetëra subjekte nuk po e zbatojnë ligjin anti-duhan- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht kontrolleve nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, shumë subjekte vijojnë të abuzojnë me ligjin antiduhan. Një vëzhgim i Ora Neës tregon sesi lokale të shumta në kryeqytet lejojnë pirjen e duhanit në ambjentet e brendshme. Kreu i Inpektoriatit Shtetëror Shëndetësor Eltar Deda pranon se ka abuzime ndërsa nënvizon se gjobat janë shtuar dhe abuzuesit janë paralajmëruar edhe me mbyllje të aktivitetit.
Ligji antiduhan që parashikonte për herë të parë ndëshkimin me gjobë edhe për duhanpirësin në ambiente të mbyllura, duket se nuk po funksionon siç duhet. Ndonëse kaluan 19 muaj që nga hyrja në fuqi, me dhjetëra subjekte po nuk po e zbatojnë.
Ora News ka kryer një vëzhgim me kamera amatore në disa prej lokaleve ku duket qartë se duhani konsumohet normalisht.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ligji-anti-duhan-dhjetera-subjekte-nuk-po-e-zbatojne/

Recommended