Report TV - Olli: Të mblidhet urgjent Këshilli Bashkiak, duhet transparencë

  • 8 years ago
Demokratët në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojnë mbledhjen urgjente të kwshillit për paketën fiskale . Sipas këshilltarëve të djathtë, paketa e kryebahskiakut Veliaj është e paligjshme dhe rrënon binzesin e vogël edhe ekonominë e familjarëve në Tiranë.

Leonard Olli tha se PD nuk është kundër negociatave me grupet e interesit por sipas tij ato duhet të jenë transparente dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

"Siç e theksuan edhe kolegët, ne sot jemi përpara një fakti të kryer kur bizneset janë gjunjëzuar në mungesën e plotë të transparencës. Ajo që ne u përpoqëm tu përcillnim të gjithë grupeve të interesit në ato pak ditë që na u lanë në dispozicion ishte e pamjaftueshme dhe siç e kuptoni sot jemi para faktit që këto taksa jo vetëm nuk janë konsultuar siç e kërkon ligji, jo vetëm u kaluan në formën me abuzive me qëllimin e vetëm mbushjen e arkës së bashkisë duke mohuar çdo interes apo mundësie praktike të bizneseve, dhe kjo ka qënë arsyeja kryesore që ne përtej paketave që kemi paraqitur kërkuam gjykimin e kësaj çështje ne gjykimin administrativ sepse është Paketë Fiskale që ka kaluar në formë të paligjshme. Siç e keni dëgjuar nga deklaratat, kjo paketë nuk mund të hynte në fuqi para datës 1 mars.

Recommended