Report TV - Rama: Ndihma për fermerët, 300 milion euro në 3 vitet e ardhshme

  • 8 years ago
300 milion euro do të vihen në dispozicion të fermerëve shqiptar për tre vitet e ardhshme, me qëllim që të krijohen kushtet për ta dhe për prodhimin bujqësor e blegtoral apo për peshkimin që të jepen kredi në interesa shumë të ulëta, të cilat garantohen nga qeveria.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Donald Lu, drejtori i USAID për Shqipërinë Marcus Johnson, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të zonës, u rikthye pas një viti në serat e reja të fermerit Xhemil Hamataj, përfitues i programit mbështetës, pas dëmtimeve që iu shkaktuan atij nga përmbytjet e vitit të shkuar.
Kryeministri Rama, duke u ndalur tek marka ?Made in Albania? tha se synohet se kjo markë të bëhet e certifikuar dhe e besuar ndëkrombëtarisht, ndërkohë që zotimi i qeverisë për rikuperimin e dëmeve tashmë është një premtim i mbajtur, ku shprehu kënaqësinë që fermerët fierakë iu rikthyen normalitetit të punës së tyre.

Prodhimet ?Made in Albania? të fermerëve shqiptarë po mbështeten me teknologjinë më të përparuar bashkëkohore. Një vit më parë, fermerët e fshatit Kafaraj të Fierit, kultivues të luleshtrydheve, pësuan dëme të rënda nga përmbytjet. Sera të tëra u shkatërruan thuajse plotësisht, duke reflektuar humbje të konsiderueshme në tregun vendas dhe atë rajonal.

Recommended