Droga në burgun e Peqinit, prokuroria kërkon 77 vite burg për 7 persona

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 77 vite burg për 7 persona, të cilët janë pjesë e një rrjeti shpërndarje lëndësh narkotike. Prokuroria ka zbuluar të gjithë skemën sesi këta persona e shisnin drogën në burgun e Peqinit, nëpërmjet ndihmës së një gardiani.
Në bazë të hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në qytetin e Elbasanit dhe, nëpërmjet punonjësit të burgut Zenel Nezha, ia jepnin të burgosurit Dorjan Tatoshi, i cili më tej ua shiste të burgosurve të tjerë.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Elbasanit kërkon dënimin, për veprën penale të ?Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike??.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shisnin-droge-ne-burg-nepermjet-gardianit-prokuroria-kerkon-77-vite-burg-per-7-persona/

Recommended