Report TV - Aksident në Elbasan - Peqin, vdes 60-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

  • 8 years ago
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Elbasan ? Peqin ku ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur katër të tjerë.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se, ka humbur jetën një 60-të vjeçar kur dy automjete të cilët lëviznin në drejtime të ndryshme janë përplasur në vendin e quajtur Balldren ku mbeti i vdekur dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve.

Audi A6 me targë HY 04 HYF me drejtues Melaim Beluli dhe mjeti Pezho me targë AA 206 KN me drejtues Skënder Sejdini ku në të ishte pasagjer Bujar Rusta i cili ka mbetur viktimë, janë plagosur dhe dy shtetas Valbona Çekrezi dhe Bedri Gripshi

Recommended