Report TV - Shuhet në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri

  • 8 years ago
TIRANE - Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri.

Ngushëllimet e para për familjen i ka dhënë Akademia e Shkencave, e cila njëherazi njofton se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale.

?Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare?, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave

Homazhet për Kristo Frashërin do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00-13.00.

Kristo Frashëri i është djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri. Prof.

Ai ka një krijimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.