Report TV - KLSH: 2016, auditim koncesioneve dhe performancës së borxhit publik

  • 8 years ago
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj deklaroi të hënën, gjatë analizës vjetore të punës se, institucioni që ai drejton i ka bërë një sërë rekomandimesh qeverisë në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të financave publike. Për 2016 tha Leskaj KLSH do auditojë marrëveshjet koncesionare dhe performancën e borxhit publik

Sipas Leskajt, rekomandimet e KLSH-së rrisin besimin e qytetarit tek qeverisja. Shkeljet e gjetura, tha ai, shkaktojnë një dëm prej 125.8 miliard lekë.

Ndër to, për 428 milionë euro është rekomanduar zhdëmtimi. ?Kemi zbuluar shkelje me vlerë 125.8 miliard lekë. Në 4 vitet e fundit dëmi ekonomik është 8 herë më i madh se sa 4 vitet paraardhëse?, deklaroi ai.Ai bëri të ditur se kemi bërë një sërë kallëzimesh penale për shkelje të gjetura, pavarësisht se jemi anatemuar disa herë nga segmente të ndryshme.

Për 2016 tha Leskaj KLSH do auditojë marrëveshjet koncesionare dhe performancën e borxhit publik.

Recommended