Report TV - Urbani/PD:Nesër gjoba korruptive e Veliajt, qytetarët ti bëjnë rezistencë

  • 8 years ago
Partia Demokratik i është drejtuar qytetarëve me një mesazh rerzistence në lidhje me rritjen e çmimit të biletës së urbanit në 40 lekë. Përmes këshilltares reila Bozdo PD theskon se kjo është një gjobë korruptive e cila u vu në zbatim nga Veliaj pasi dhe në kohën e Bashës u bë e njejta kërkesë por kryetari i atëhershëm mendoi për qytetarët.

"Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij. Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha. Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve."-u shpreh Bozdo

Ndërkohë edhe kreu i këshilltarëve demokrat në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli tha se kjo është një tjetër aferë korruptive e kryebashkiakut Veliaj.

Recommended