Takohen aleatët, Rama darkë me Metën në një nga restorantet e Tiranës

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta janë takuar mbrëmjen e sotme dhe kanë darkuar sëbashku në një nga restorantet e kryeqytetit.
Nuk dihet qëllimi i këtij takimi të mbajtur larg vëmendjes së medias, por vlen të theksohet fakti se dy aletatët takohen një ditë para seancës plenare të Kuvendit si dhe mbërritjes së reporterëve të Komisionit të Venecias në vendin tonë.
Po kështu takimi Rama-Meta vjen edhe pas deklaratës kritike ndaj qeverisë të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI Luan Rama për raportin e FMN edhe pse numri dy i kësaj partie Petrit Vasili tha se ky qëndrim ishte personal i zotit.Rama dhe jo qëndrim zyrtar i LSI.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-darke-me-meten-ne-nje-nga-restorantet-e-tiranes/

Recommended