Basha përshëndet LSI: Refuzoi draftin e njëanshëm të Ramës, kërkon konsensus si ne

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit tha se reforma në drejtësi ka si thelb të saj konsensusin politik. Duke përshëndetur qëndrimin e LSI, për draftin, Basha i bëri therrje edhe PS që ti bashkohet këtij qëndrimi të LSI
Basha: Duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike kemi zgjedhur konsensusin rreth platformës së Venecias. Sot ekspertët tanë në bashkëpunim me anëtarët e reformës për drejtësi përfunduan dhe paraqitën në Kuvend opinionin e opozitës që do të dërgohet zyrtarisht në Komisionin e Venecias. Çdo forcë politike kundërshtare që mbështet në qëndrimet e saj gjithëpërfshirjen dhe konsensusin bazuar mbi opinionin e Venecias i shërben zgjidhjes dhe përshëndetet prej nesh, qoftë PS, LSI apo çdo parti tjetër. Do të ishte absurde po të bënim ndryshe dhe këtu merr përgjigje dhe fushata primitive dhe e instrumentalizuar e të ashtuquajturit afrim të PD-së me LSI-në meqënëese kjo e fundit refuzoi si dhe ne draftin e njëanshëm të Ramës dhe po kërkon konsensus dhe përfshirje të opozitës. Ne përshëndesim këtë qëndrim të LSI-së. Do të donim që edhe PS të vijë sa më shpejt tek i njëjti qëndrim si një rrugëzgjidhje e vetme për ti hapur rrugë reformës. Të përqafojmë konsensusin siç bëmë me dekriminalizimin

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/basha-konsensus-per-reformen-ne-drejtesi-ps-ti-bashkohet-qendrimit-te-lsi/

Recommended