Çmimi i naftës rënie me 5 lekë në tregun vendas, arrin 156 lekë/litër, flasin ekspertët - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çmimi i naftës ka pësuar një tjetër rënie me 5 lekë për litër në tregun tonë të karburanteve, ndërsa në bursa kuotat e arit të zi kanë prekur 30 dollarë për fuçi, niveli më i ulët i dekadës së fundit. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta ka zbritur në 157 lekë për litër, ndërsa benzina në 158 lekë për litër.
Në total, çmimi i naftës në Shqipëri ka rënë me 10 lekë që kur ka nisur ulja drastike në tregjet botërore. Ekspertët dhe operatorët e tregut shpjegojnë se taksat e larta janë arsyeja kryesore që nuk lejojnë uljen më të ndjeshme të çmimeve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/cmimi-i-naftes-renie-me-5-leke-ne-tregun-vendas-arrin-156-lekeliter-flasin-ekspertet/

Recommended