Çmimi i naftës arrin 190 lekë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e çmimit te naftës deri ne 190 leke per litër ka detyruar serish opozitën te ngrihet kundër qeverise Rama. Deputeti Gerti Bogdani i ka kërkuar ekzekutivit te rishikoje taksat qe rendojnë mbi naftën, pasi çmimi i saj sot është me i larti ne rajon.Gert Bogdani:Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi te mbaje taksat e rritura mbi qarkullimin, duke refuzuar të ulë kështu çmimin e naftës. Shqipëria është i vetmi vend që çmimi i naftës vazhdon të rritet, ndërkohë që prej dy vitesh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Nga këto tarifa e çmime skandaloze po përfitojnë miqtë dhe klientët e qeverisë, që pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve. Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës, e të lehtësojë jetën e shqiptarëve.Beteja e Partisë Demokratike per heqjen e taksës se qarkullimit nuk është e re, pasi prej kohesh opozita ka identifikuar pikërisht taksat e larta si shkaku i çmimit te papërballueshëm sipas saj te naftës per shqiptaret.