Apeli për ndihmë i familjes Zefi pas përmbytjeve: Çdo gjë që kishim është shkatërruar- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas përmbytjeve që përfshinë Lezhën, situata ka nisur të përmirësohet. Uji ka nisur të tërhiqet, por duke lënë pas dëme të mëdha në banesa.
Në fshatin Pllanë të Njesisë Administrative të Zejmenit, një nga më të prekurat nga vërshimi i ujit është familja Zefi.
Bashkëshortet Luigj dhe Tereze Zefi, thonë se e kaluan natën duke bërë roje nga frika e rikthimit të përmbytjeve, ndërsa shtojnë se gjithçka që kishin është dëmtuar.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/apeli-per-ndihme-i-familjes-zefi-pas-permbytjeve-cdo-gje-qe-kishim-eshte-shkaterruar/

Recommended